×
  • Sport
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    U ngjit në një prej majave më të larta në botë me një grup koreanësh, Uta Ibrahimi: Më kanë pyet për flijat e Kosovës

    Insajderi
    15 January 2021 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e cila po promovon Kosovën nga majat më të larta të botës, mbetet krenaria e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm.

    Ngjitja në male për ta promovuar vendin dhe kulturën tonë mbetet ende synim i saj e cila nuk resht kurrë për ta shfaqur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Së fundmi, aplinistja ishte e ftuar në emisionin “Sui Generis” ku rrëfeu për eksperiencën e saj në ngjitje të maleve më të larta të botës. Përgjatë këtyre ngjitjeve ajo pati edhe eksperienca të ndryshme e një nga to ishte edhe udhëtimi i saj me një grup koreanësh ndërsa Uta ishte e vetmja femër shqiptare në mesin e tyre.

    Për gjatë udhëtimit ajo ishte adaptuar me ushqimet e tyre të përbëra nga orizi, edhe pse sipas Ibrahimit ajo në fillim e kishte të vështirë por më vonë ajo nuk ishte ndalë duke i konsumuar ushqimet e tyre.

    Ndonëse qëllimi i saj është promovimi dhe kultura kosovare ajo nuk la pa përmendur edhe ushqimin tonë tradicional flijat, ndonëse për ta ishte e panjohur komentet ishin nga më të ndryshme.

    Klikoni në intervistën e bashkangjitur, për ta dëgjuar rrëfimin e saj unik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark