Jurgen Bardhi ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Futbollisti shqiptar u përfol për një rikthim në Shqipëri, më saktë në radhët e Partizanit.
Por diçka e tillë nuk ndodhi. Karriera e 24-vjeçarit do të vijojë në Turqi.
Bardhi ka ndërruar skuadër, por jo kategori. Lojtari shqiptar ka firmosur një kontratë 1+1 me Ankara Keiçiorenguçunë, e cila po ashtu luan në Ligën e Dytë të Turqisë.
Lajmi vjen nga vetë klubi turk përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook“. Bardhi e kaloi sezonin e shkuar me fanellën e Tuzlasporit, ku dha kontributi ne tij me asiste dhe gola përgjatë kampionatit.