×
  • Lajme
  • Lajme

    U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, flet babai i 26-vjeçares: Do dhurojmë organet e saj

    Insajderi
    28 November 2022 - 11:51

    21-vjeçarja Emmanuela u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar dhe prej ditësh po luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve të qytetit por e reja nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë një ditë më parë, siç rrëfejnë familjarët e saj.

    Babai i Emmanuelës ka treguar se do të dhurojnë organet e së bijës.

    “Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje”, ka treguar ai për mediat greke.

    “Është shumë e rëndësishme për mua që të di se jeta do të vijojë prej organeve të fëmijës tim. Ajo po dhuron jetë”, theksoi babai i 21-vjeçares i përlotur.

    Lidhur me ngjarjen gjykata greke ka caktuar sot dhënien  e masës së sigurisë për 26-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë të studentes nga Chania e Kretës.

    I riu shqiptar akuzohet se ka përplasur vajzën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke tentuar të fshihet. Fillimisht ai akuzohet se ka hedhur targat dhe më pas ka bërë rregullime në makinë për të mos u dalluar që ka përplasur dikë.

    Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 01:00 të datës 22 nëntor në rrugën “Egnatia” të Selanikut, ku i riu shqiptar përplasi 26-vjeçaren greke duke e lënë në gjendje të rëndë në rrugë. Targa e makinës së tij u mbajt mend nga të pranishmit në vendin e aksidentit dhe iu dha policisë, ndërsa të tjerët shkuan për të ndihmuar të renë e shtrirë në rrugë pa ndjenja.

    Ndërkohë 26-vjeçari me origjinë shqiptare ka qëndruar vetëm për disa minuta në hetuesi, e vetmja gjë që ka thënë është se dëshiron të ngushëllojë familjen.

    “Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , tha ai, teksa dorëzoi një memorandum përkatës me qëndrimin dhe kërkesat e tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark