×
  • Showbiz
  • Show

    “U plaçkita”- Afërdita Paqarada tregon arsyen pse u largua nga Big Brother

    Insajderi
    22 January 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja Afërdita Paqarada ka treguar se pse u largua nga roli i saj si opinioniste e Big Brother.

    Ajo tha se për të më e rëndësishme është familja.

    “E falenderoj Adriatikun për mirëkuptimin. Tash merreni si të doni. Unë si Afërdita, ma të rëndësishmen e kam familjen. Gjatë kësaj përiudhe disa gjana dhe e shoh si prioritet që me qëndruar afër familjes”, potencoi ajo.

    Paqarada poashtu ka bërë të ditur se banesa e saj gjatë kohës sa ishte në “prime” ishte plaçkitur.

    “Gjatë kohës që kam qenë në Prime, shtëpia ime është plaçkitë, policia po merret me rastin” – tha Paqarada.

    Ndryshe, konkurenti i saj favorit është Gjoni. Ajo “Lugatin” e sheh si fitues të Big Brother edhe pse rrugëtimi i tij u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Derisa, sipas Paqaradës, Andi nuk është për Big Brother.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark