×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “U prezantua si mjeke” – Si mashtroi 20 vjeçarja QMF-në e Mitrovicës

    Insajderi
    08 February 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Valmira Sadriu, nga Mitrovica kreu tre javë praktikë në QMF të Mitrovicës si mjeke pa ofruar asnjë dëshmi se ka kualifikimet e duhura. Ajo po dyshohet se ka mashtruar personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke. Vetë ajo ka mohuar për Insajderin të gjitha akuzat.

    20 vjeçarja në gusht të vitit të kaluar kishte nisur praktikën si mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Këtë pozitë ajo e ushtroi pa asnjë problem madje pa ofruar dëshmi mbi shkollimin e saj.

    Sadriu për tre jave nuk i është kërkuar asnjë dokument dhe në momentin që iu kërkuan dëshmi ajo ishte larguar.

    Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar rastin.

    Sylejmani tha se me rastin janë duke u merrur organet kompetente.

    Tani për tani me rastin janë duke u merrur organet përgjegjëse. Po ajo sipas informateve që kemi ka kryer praktikë rreth tre javë”, tha ai për Insajderin.

    Valmira Sadriu mohon akuzat

    Valmira Sadriu ishte bërë lajm në media para disa muajve si mjeke e cila kishte fituar të drejtën e specializimit në Londër.

    Doktoresha Valmira Sadriu është bërë kosovarja e parë që ka fituar të drejtën e specializimit në degën endokrinologji në Kryeqytetin e Britanisë së Madhe, në Londër“, shkruhej në media.

    Ndërsa tani ajo po akuzohet se mashtroi stafin mjekësor. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Sadriun, ajo i ka mohuar akuzat.

    Sipas saj të gjtha këto janë shpifje.

    “Janë shpifje. Nuk kam kryer praktikë unë”, tha ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark