×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I publikohet fytyra të dyshuarit i cili vjedh një trotinet në Ulpianë

    Insajderi
    20 October 2022 - 22:26

    Në lagjen Ulpiana në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje e një trotineti, e cila është evidentuar nga kamerat e sigurisë.

    Pamjet gjatë vjedhjes dhe bashkë me fytyrën e të dyshuarit, janë publikuar nga faqja e komunitetit “Vrojtuesit e Lagjes” në Facebook.

    Faqja ka bërë një apel nga Policia e Kosovës që ta kap të dyshuarin, pasi që i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera në këtë lagje.

    “Përshëndetje deshta me denoncu një vjedhje e cila ka ndodh ne Ulpian me saktësisht tek kafet e llesnes. Shifet personi i cili pretendon se po porosit ushqim dhe kinse po shkon deri ne shitore per tu kthyer perseri dhe ne ate moment e kryen vjedhjen e Trotinetit. Personi shihet qart edhe ne fytyre. Pamjet tregojn qe personi eshte i ngjashem me vjedhjet qe jane kryer disa dit me pare ne Ulpiane. Kosovo Police e ka mundesin e qart tashme ta tregoj veten ne gjetjen e keti personi te identifikuar, duke na kthyer mjetet qe jan vjedhur ditet e kaluara personave te demtuar dhe po ashtu duke me perfshir edhe mua ne rastin e sontem, eshte shprehur nje Vrojtues!”, thuhet në njoftim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark