Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ballafaqohet me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve për ‘Euro 2024.
Shqipëria ka siguruar kualifikimin në Euro2024 dhe sonte i duhet të paktën një pikë për të zënë vendin e parë në grup.
Në këtë ndeshje nuk do jenë prezent tifozët nga Prishtina, ‘Plisat’ pasi nuk janë pajisur me bileta nga FSHF.
Kjo ka ngjallur reagim të madh nga tifozët e kombëtares, të cilët duan që ‘Plisat’ të jenë në stadium, pasi e përkrahin parreshtur ekipin kombëtar tash e shumë vite, duke mos ia kthyer shpinën asnjëherë.