×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U raportua se u arrestua Agim Ademi, policia del me njoftim

    Insajderi
    21 March 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës e ka dalë me komunikatë pas raportimeve se është arrestuar kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Policia ka sqaruar se i një zyrtar i FFK-së është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar..

    Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar“, thuhet në njoftim.

    Ndërsa ndaj Agim Ademit nuk ka urdhër arrest dhe do të ftohet nesër në intervistim.

    Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme“, njoftoj policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark