Cremonese zhvilloi një sezon fantastik në Serie B, e mbylli në vend të dytë dhe siguroi rikthimin në elitën e futbollit italian pas plot 26 viteve. Fabio Pecchia dha dorëheqjen nga posti i trajnerit pas arritjes së suksesit të jashtëzakonshëm.
Shefi Ekzekutiv i Cremonese, Ariedo Braida po tenton t’i besojë stolin Gennaro Gattusos sipas medieve italiane. Në garë është edhe Andrea Pirlo, një tjetër ish-milanist si Gattuso e Braida.
Ky i fundit po insiston të bindë Gattuson, i cili qëndron pushim prej qershorit të vitit të kaluar kur i dha fund bashkëpunimit me Napolin. Më pas eksperienca me Fiorentinën që përfundoi pa nisur mirë.
Tani po shqyrton ofertën e klubit nga Cremona, por ish-luftëtari i mesfushës ka marrë propozime edhe nga klube të tjera dhe nuk dëshiron të nxitohet në vendimin e tij për t’u rikthyer në pankinë./ss