×
  • Lajme
  • Insajderi

    U takua dje me Vitin – Bekim Haxhiu komenton akuzat për SHIK-un që ia bënte VV

    Insajderi
    19 April 2021 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu ka një përgjigje interesante për bashkëpunimin me Arben Vitinë për sigurimin e vaksinave dhe akuzat që i kanë bërë Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht në drejtim të tij.

    Ai ka thënë se sa i përket asaj që ai ka qenë pjesë e UÇK-së dhe Shërbimit ( SHIK) , mburret me atë sepse, thotë se ka bërë punën në interes të këtij vendi.

    “Në Kuvend kam qenë kritik edhe kur kam qenë pjesë e pozitës, kam kritikuar ministrat, kam kritikuar edhe z. Ismaili, sigurisht në fillim të mandatit të tij, por edhe ministrin Zemaj dhe ministrin Vitija, përtej kësaj interesi i qytetarëve është prioritet, unë ua kam ofruar këtë mundësi që të sigurohen vaksinat, unë mendoj që nuk do duhej me qenë lajm kur politikanët takohen për interes të qytetarëve, por do duhej të ishte lajm kur nuk takohen për interesin e qytetarëve”, ka thënë fillimisht Haxhiu.

    Ai tutje është shprehur se edhe ata që në të kaluarën kanë refuzuar bashkëpunimin me pozitën dhe tani mohohet ose anashkalohet në situatë të tilla kur vendi ka nevojë, atëherë sipas tij, nuk duhet të rrimë duarkryq.

    “Unë asnjëherë nuk ia kam kthyer shpinën vendin, ka pasur situata të tilla edhe në kohë lufte, pavarësisht pozicioneve unë nuk kam ditur të iku nga betejat, unë mundohem me dhënë kontributin maksimal për interes të qytetarëve, përtej dallimeve politike, sepse virusi nuk po pyet i cilës parti je, virusi po i vret të gjitha partive”, ka theksuar ai në një intervistë për gazetën Blic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark