Klubi i Ligue 1, Nice ka kritikuar një pjesë të tifozëve të saj, pasi ata kënduan një këngë duke u tallur me vdekjen e ish-sulmuesit të Nantes, Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident me avion në vitin 2019, ndërsa po udhëtonte për në Mbretërinë e Bashkuar për të përfunduar një transferim në Cardiff City.
Këngë të pakëndshme u dëgjuan në lidhje me sulmuesin e ndjerë argjentinas gjatë ndeshjes së ligës franceze të Nice-s kundër Saint-Etienne të mërkurën në mbrëmje.
Sala humbi jetën në janar 2019, kur aeroplani në të cilin po udhëtonte u rrëzua, teksa ai po fluturonte për në Britani për të përfunduar një transferim në klubin e atëhershëm të Premier League, Cardiff City.
Nice u mund nga Nantes në finalen e Kupës së Francës më 7 maj dhe disa tifozë zgjodhën të talleshin me vdekjen e 28-vjeçarit Sala, i cili më parë luante për skuadrën e Nantes.
Në një deklaratë zyrtare të klubit të Nice thuhej: “Nice dënon në kuptimin më të fortë të mundshëm thirrjen për Emiliano Sala të dëgjuar të mërkurën në mbrëmje në Allianz Riviera. Vlerat e klubit nuk përfaqëohen nga ky provokim paimagjinueshëm dhe të neveritshëm nga një pakicë e tifozëve të tij. Nice dërgon mbështetjen e saj për familjen dhe miqtë e Emiliano Sala.”
Ndërsa trajneri i Nice-s, Christophe Galtier dënoi gjithashtu përgjegjësit, duke thënë: “Nuk kam mbiemra për të përshkruar atë që kam dëgjuar. Ne dëshirojmë t’i kërkojmë falje familjes së Emiliano Sala dhe Nantes.”
Në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar reagoi edhe klubi i Nantes dhe dënoi këtë veprim shumë të ulët nga ana e tifozerisë së Nices.
“Nantes mësoi thirrjet e tmerrshme të bëra nga disa tifozë të Nice dhe mund të dënojë me vendosmëri sjelljen që degradon kujtesën e Emiliano Sala.”-thuhej në reagimin e klubit francez.
Teksa trajneri Antoine Kombouare shtoi: “Marrëzia njerëzore nuk ka kufi. Unë jam i indinjuar, këta njerëz nuk kanë vend në stadium. Ata duhet të ndalohen, është një turp. Ndjehem keq për familjen e tij.”