×
  • Showbiz
  • Show

    U tha se ‘tradhtoi’ PD-në për PS-në, reagon ashpër Çiljeta Xhilaga

    Insajderi
    19 January 2021 - 20:15

    Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një reagim publik lidhur me disa lajme të pavërteta që po qarkullojnë rreth saj.

    Ajo ka hasur në disa shkrime në internet, ku në një intervistë siç e quan ajo “të shpikur”, ishte shkruar se këngëtarja po largohej nga Partia Demokratike e Shqipërisë për atë socialisten.

    Megjithatë, me të parë këtë, Xhilaag iu drejtua ndjekësve të saj në Instagram duke mohuar në mënyrë kategorike që ka bërë një deklaratë të tillë.

    Ajo madje tha se nuk ka një qëndrim të deklaruar politik dhe as nuk do të ketë nga ana e saj.

    “Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, ka shkruar Çiljeta.

    Përndryshe, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do t՝ mbahen më 25 prill të këtij viti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark