×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    U zhdukën nga kopshti zoologjik, gjenden dy majmunët e rrallë në SHBA

    Insajderi
    01 February 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy majmunë të rrallë që u zhdukën në mënyrë misterioze nga kopshti zoologjik i Dallasit në fillim të kësaj jave, pasi dikush e “çmonte” kafazin e tyre, janë gjetur të gjallë dhe tashmë janë kthyer në “shtëpinë” e tyre.

    Lemurët perandorakë u panë në një ndërtesë të braktisur në Lancaster, një periferi jugore të Dallasit, tha policia, duke postuar në Twitter një foto të njërit të vendosur në një dollap.

    Zhdukja e majmunëve është pjesë e një sërë incidentesh “të dyshimta” në kopshtin zoologjik. Në dy javët e fundit persona të panjohur kanë dëmtuar kafazin e babuinëve dhe një leopardi me re, ndërsa një shkaba 35-vjeçare është gjetur e ngordhur, jo për shkaqe natyrore. Leopardi u arratis, duke e detyruar parkun të mbyllej për një kohë të shkurtër.

    Nuk dihet nëse ndonjë nga këto incidente lidhet me “arratisjen” e dy majmunëve, të cilët u kthyen në kopshtin zoologjik dhe u ekzaminuan nga veterinerët.

    Të martën, policia e Dallasit postoi një foto të një të riu me të cilin oficerët “do të donin të flisnin” në lidhje me zhdukjen e dy primatëve. Që nga mëngjesi i sotëm, nuk ishte e mundur të kontaktohej me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark