×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ua mbylli zyrën e infermierëve, OIK i reagon ashpër drejtoreshës së SHSKUK-së: Shkelje flagrante e Ligjit të punës, anuloje vendimin

    Insajderi
    20 September 2022 - 13:43

    Oda e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pasi Ud. drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi mbylli zyrën për infermieri në QKUK, shkruan Insajderi.

    Sipas OIK, drejtoresha Zejnullahu- Raçi po bën degradim të stafit shëndetësor në shpërputhje me organogramin, statutin e SHSKUK-së si dhe Ligjin e Punës.

    Tutje, në reagimin e tyre OIK kërkon nga menaxhmenti i SHSKUK-së që të shqyrtojë vendimin e shuarjes së zyrës dhe të anulojë vendimin për transferimin e kordinatores Lirije Beqiri nga niveli më i lartë udhëheqës në atë të infermieres.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të mbetet pa zyrë për infermieri. Kjo pas vendimit të ud.drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, që t’i largojë nga kjo zyrë koordinatoren Lirije Beqiri dhe zyrtaren Aferdita Berisha

    Reagimi i plotë:


    Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë reagon ashpër ndaj mënyrës se si menaxhmenti i SHSKUK-së po bën degradim të stafit shëndetësor, në shpërputhje me organogramin, statutin e SHSKUK-së si dhe duke bërë njëkohësisht edhe shkelje të Ligjit të Punës.
    Rasti më flagrant ishte ai i degradimit të pashembullt deri më tani të koordinatores së infermierisë së SHSKUK-së znj. Lirije Beqiri, e cila për 16 vite ka qenë udhëeqëse e infermierisë në gjithë nivelin sekondar dhe terciar.
    Ndërkohë, duke mos pasur të miratuar organogram të ri, e njejta ishte sistemuar fillimisht si përgjegjëse për infermieri në laboratorin mikrobiologjik ndërkohë që në emër të ri-sistemimit ajo me një vendim të datës 19.09.2022 delegohet si infermiere në shërbimin e logopedisë në ORL të QKUK.
    Me këtë rast, është krijuar një vakuum institucional në nivelin dytësor dhe tretësor ku studentët e infermierisë, nxënësit por edhe stafi infermieror për asnjë çështje të rëndësishme tashmë nuk kanë adresë edhepse në kontratat e gjithë atyre figuron se i përgjigjen Drejtorit të infermierisë në QKUK (koordinatores).
    Andaj, kjo, paraqet shkeje flagrante të Ligjit. Duke pasur parasysh këtë, OIK, kërkon nga menaxhmenti i SHSKUK-së që të shqyrtojë vendimet e saja dhe të anulojë vendimin për transferimin e znj. Beqiri nga niveli më i lartë udhëheqës në atë të infermieres, duke bërë kështu degradim të skajshëm.
    Kërkojmë që me secilin organogram që miratohet, patjetër që në krye të infermierëve të ekzistojë edhe pozicioni i drejtorit të infermierisë, pasi infermierët paraqesin komunitetin më të madh shëndetësor në këto institucione.
    Me respekt
    Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark