Një udhëtim i pafat mund të konsiderohet ai për lojtarin e Celtic në Skoci, Jota. Futbollisti që sapo u shpall kampion me Celtic po udhëtonte drejt Spanjës me destinacion Sevillan, mirëpo në avion ishin edhe disa tifozë të Rangers që po shkonin po ashtu në Sevilla me qëllim pjesëmarrjen në finalen e Europa League më datë 18 maj atë mes Eintacht Frankfurt dhe Rangers.
Por, si rivalë të përbetuar të Celtic, tifozët e Rangers kishin luksin që për katër orë të “torturonin” futbollistin Jota teksa këtij të fundit iu desh të duronte këngët apo edhe fyerjet e kundërshtarëve pasi nuk kishte një mënyrë për të shpëtuar.
Sakaq, pati edhe nga ata tifozë të cilët u afruan për të bërë foto me Jotën, por që në fund imazhet i përdorën për t’u tallur në rrjetet sociale pasi një nga tifozët arriti që në kapelen e futbollistit të Celtic të ngjiste një ikonë të grupit që identifikon tifozët e Rangers.