×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Udhëtimi në Itali e kishte një qëllim! Marina tregon se për çka bëhet fjalë

    Insajderi
    18 October 2020 - 15:59

    Pas kaq shumë muajsh të izoluar, çifti simpatik Marina Vjollca dhe Getoar Selimi iu rikthyen udhëtimeve megjithëse situata është ende tepër delikate.

    Në rrjete sociale, ata treguan se udhëtuan drejt Milano-s së Italisë dhe teksa të gjithë mendonim se ky ishte një udhëtim për qejf, në fakt e paska pasur një qëllim!

    Marina ka takuar stilisten e famshme Elisabetta Franchi, ndërsa ka ndarë edhe një lajm të bukur me fansat e saj.

    Moderatorja është bërë zyrtarisht ambasadore e firmës së Franchi-t dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq.

    Në një postim në Instagram, Marina shkruan e emocionuar:

    “Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it.”

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark