UEFA e ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016. Shtëpia e futbollit evropian ka përjashtuar mundësinë që ndeshjet në Kampionatin evropian të zhvillohen pa tifozë për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste, përcjellë Gazeta Express.
“Nuk është paraparë që ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura”, thuhet në njoftimin e dërguar nga UEFA tek agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
Pas sulmit të fundit në Bruksel, dhe atyre të Parisit me 13 nëntor të vitit 2015, ka shtuar shqetësimin rreth sigurisë në stadiume .(Gazeta Express)