Në një momente gjjithë bota sportive është vënë nën hijen e dyshimit për shkak të dopinigut, UEFA ka vendosur të bëjë kontrolle antidoping edhe tek Kombëtarja shqiptare e futbollit.
Kësaj procedure nuk i ka shpëtuar as skuadra jonë përfaqësuese, ku disa futbollistë të saj u përzgjodhën për të kryer testet antidoping.
Kontrollet antidoping u kryen në Austri, ku kuqezinjtë janë zhvendosur për sfidën miqësore me vendasit, njofton Top-channel.
Kjo është një procedurë e zakonshme e ndërmarrë nga Federata europiane e futbollit, së cilës do t’i nënshtrohen të gjitha skuadrat përfaqësuese që do të marrin pjesë në fazën finale të kampionatit europian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë. /Insajderi.com