Skuadra kombëtare e Uellsit ka mposhtur Irlandën Veriore në fazën e 1/8-ës së finales për të shkruar historinë e futbollit kombëtar uellsian me kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Uellsi u kualifikua në çerekfinale pasi shënoi fitore me rezultat prej 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari i Irlandës Veriore, McAuley, i cili e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 75.
Uellsi bëhet skuadra e dytë që kualifikohet në çerekfinale, pas Polonisë, e cila e moshti Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive. /Insajderi.com