×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ujkani largohet nga Empoli, e kërkon klubi që garon në Serie B

    Insajderi
    12 July 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Samir Ujkani mund të bëhet me klub të ri shumë shpejt.

    Portieri kosovar aktualisht është lojtar i lirë, ndërsa paraqitjet e fundit në Itali i ka pasur me Torinon.

    Dhe, mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi kosovar ka ofertë nga Serie B italiane, respektivisht nga liga e dytë.

    Sipas portalit “seriebnews”, interesim për portierin vushtrrias ka shfaqur Cosenza, përcjell “Gazeta Express”.

    Klubi italian është në kërkim të një portieri dhe i ka në opsion disa emra, prej tyre edhe ish-portierin e Palermos.

    Ujkani do t’i ofronte siguri ekipit nga Serie B duke e pasur parasysh përvojën e tij të madhe.

    Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme portieri i rritur në Belgjikë të rikthehet në Serie B, ku kishte mbrojtur edhe në të kaluarën, për t’i mbrojtur ngjyrat e Cosenzas, e cila po mendon të ndahet me portierin aktual, Mauro Vigorito.

    Krahas Ujkanit, në listën e Cosenzas janë edhe Stefano Gori, Matteo Pisseri e Samuele Perisan.

    Por, duket se ish-portieri i Anderlechtit, Palermos, Novaras, Chievos, Lainas, Pisas, Cremoneses, Rizesporit, Torinos dhe Empolit, është favorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark