×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ujku ia mbyti 19 dele e 30 qengja- Komuna nuk i del në ndihmë qytetarit nga Kamenica

    Insajderi
    23 February 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarit Nevzad Vokshi nga fshati Poliqk i Komunës së Kamenicës, pak javë më parë iu sulmua ferma e deleve nga një ujk.

    Sulmi nga ujku la të ngordhura 19 dele dhe 30 qengja.

    Vokshi tha për Insajderin se ka bërë kërkesë në komunë për kompensim të dëmit, por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Kompensim nuk na u është ba hala, një kërkesë ia kemi dërgu komunës, nuk mu ka kthy asnjë përgjigje. E kam ba një kërkesë, por pritjet e mija janë minimale sa i përket, nuk po shoh që ka vullnet me më ndihmu. Janë kanë inspektorët e kanë verifiku dëmin i cili është ba“, tha qytetari.

    Ai tregoi se Inspektorati ia ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga ujku në shumë prej 5 mijë e 437 euro.

    Me mujtë me na ndihu diçka brenda këtij vlerësimi. Nuk kam marrë kurrfarë përgjigje. Unë e kam bërë një kërkesë me dokumentacion e kam përcjell tek kryetari, jam tu prit”, u shpreh Vokshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark