×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina i jep fund kësaj marrëveshje me Rusinë

    Insajderi
    23 May 2022 - 07:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parlamenti i Ukrainës ka votuar për t’i dhënë fund një marrëveshjeje të taksimit të dyfishtë me Rusinë, e cila kishte qenë në fuqi që nga viti 1995.

    Sipas marrëveshjes banorët rusë që operonin në Ukrainë ishin të përjashtuar nga pagesa e taksave të Kievit dhe mund të tatoheshin vetëm nga vendi i tyre, ka raportuar Interfax.

    Ministria e financave e Ukrainës tha se tani “të gjitha të ardhurat e banorëve të Federatës Ruse të marra nga burime në Ukrainë do t’i nënshtrohen një norme të përgjithshme tatimore prej 15% të përcaktuar nga Kodi Tatimor i Ukrainës”, në vend të normave preferenciale të përcaktuara nga marrëveshja e taksimit të dyfishtë.

    Ministria tha gjithashtu se banorët ukrainas që operojnë në Rusi nuk do të jenë më në gjendje të paguajnë taksat e Moskës./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark