×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina: Kemi bërë përparime në veri dhe në jug të Bakhmutit

    Insajderi
    23 May 2023 - 13:10

    Forcat ukrainase ende kontrollojnë skajin jugperëndimor të qytetit Bakhmut, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.

    Forcat e Kievit kanë bërë disa përparime “në veri dhe në jug të Bakhmutit” dhe trupat ruse po vazhdojnë të pastrojnë zonat që ata kontrollojnë, shkroi Maliar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

    Rusia ka pohuar se ka pushtuar plotësisht Bakhmutin e Ukrainës, ndërsa presidenti Vladimir Putin më herët përgëzoi trupat e tij dhe grupin mercenar Wagner për marrjen e qytetit.

    Bakhmut, një qytet minierash kripe që dikur kishte një popullsi prej 70,000 banorësh, ka qenë skena e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme në luftën 15-mujore të Rusisë në Ukrainë, shkruan Al Jazeera.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark