×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina merr dërgesën e parë me dronët luftarakë turq, do të përdoren kundër Rusisë

    Insajderi
    27 July 2021 - 22:27

    Forcat ajrore ukrainase morën dërgesën e parë me dronët turq “Bayraktar TB2”, prodhim i kompanisë turke, Baykar. Njoftimin e dha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

    Presidenti ukrainas njoftoi përmes rrjeteve sociale se testet e fundit ishin përmbyllur me sukses dhe dronët iu dorëzuan flotës ajrore në Myakolaiv.

    në 2019, Ukraina nënshkroi një marrëveshje me qeverinë turke për blerjen e dronëve turq. Marrëveshja me vlerë 69 milionë euro përfshin dorëzimin e dronëve TB2 dhe të municionit luftarak që përdoren nga ta.

    Ushtria ukrainase e cilësoi marrëveshjen një hap përpara në forcimin e flotës së vet ajrore.

    “Flota ajrore, ashtu si degët e tjera të ushtrisë dhe të shoqërisë në botën e civilizuar po orientohen drejt teknologjive pa pilotë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë ukrainase.

    Dërgesa e parë e dronëve turq do të stacionohet në zonat e kontestuara me Rusinë në Detin e Zi dhe në Detin Azov, ku do të kontrollohen edhe nga forcat tokësore dhe marina.

    Bayraktar TB2 është një dron me rreze veprimi mesatare, në gjendje për të ndërmarrë misione inteligjence, identifikimi dhe deri sulme ajrore. Ka një rreze veprimi deri në 300 kilometra dhe 27 orë operimi pa pasur nevojë për furnizim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark