×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina po mendon t’i ndryshojë emrin Rusisë, kështu pritet ta quajnë

    Insajderi
    11 March 2023 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ukraina mund t’i referohet Rusisë me një emër të ri, Moscovia. Presidenti Volodimir Zelensky po vlerëson një mundësi të tillë, pas një peticioni online që ka siguruar mbi 25 mijë firma e që pretendon se ky është emri historik i Rusisë.

    Autori i peticionit thotë se ky emër ishte përdorur në Europë dhe në disa gjuhë aziatike e po ashtu në hartat historike mes shekujve të 16 dhe 19-të.

    Aty thuhet se Rusia ekziston vetëm prej 301 vitesh, kur cari moskovit, Pjetri i Parë e shpalli mbretërinë e Moskës si Perandoria ruse. Zelensky ka ngarkuar kryeministrin Denys Shmyhal të merret me çështjen.

    “Çështja e ngritur në peticion kërkon një vlerësim të kujdesshëm si në planin e kontekstit historik e kulturor, ashtu edhe duke mbajtur parasysh pasojat e mundshme ligjore ndërkombëtare. Kështu, kam udhëzuar kryeministrin dhe i kam kërkuar atij të ketë një qasje komplekse dhe të eksplorojë një mundësi të tillë” deklaroi Zelensky.

    Nuk ka vonuar përgjigja e Maria Zakharovës, zëdhënëse e ministrisë së jashtme në Rusi e cila tha se kjo ishte prova e radhës për fushatën antiruse që po ndërmerret në Ukrainë. Sipas agjencisë Ria Novosti edhe zv.presidenti i Dumës ruse, Boris Chernyshov, e ka komentuar peticionin duke pretenduar se iniciativa të tilla mund të trajtohen vetëm më buzëqeshje.

    Më i ashpër ishte reagimi i zëvendës presidentit të këshillit të sigurisë në Rusi Dmitry Medvedev. “Nëse në jemi Moscova, Ukraina është Rajhu i pisët i Banderës”, tha ai, duke ju referuar liderit të nacionalistëve ukrainas Stapan Bandera. Ai e quajti Zelensky si kryenazistin e Kievit./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark