×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ukraina s’ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, thotë ambasadori ukrainas në Beograd

    Insajderi
    20 January 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, tha ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkac, raporton Inajderi.

    Tolkac u thirr në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, për të thëne se “gjatë tërë këtyre viteve” Ukraina ia ka njohur “integritetin territorial Serbisë”.

    “Në lidhje me çështjen e Kosovës, parlamenti i Ukrainës e ka njohur integritetin [territorial] të Serbisë më 1999, dhe gjatë këtyre viteve ky vendim nuk është ndryshuar”, ka thënë Tolkac në një intervistë në N1, përcjell Insajderi.

    Tolkac, megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar e kishte pranuar se Kosova i ka dalë mbështetje të madhe përpjekjes çlirimtare ukrainase ndaj agresionit rus.

    “Qytetarët në Kiev po na pyesin pse s’e njihni Kosovën”, u kishte thënë Tolkac mediave serbe, teksa shprehej se “Kievi po e ka vështirë t’ua shpjegojë”.

    “Prishtina përzemërsisht ka mbështetur Ukrainën”, kishte thënë Tolkaç për portalin vojvodinas të lajmeve “Autonomija”.

    Kujtojmë se me të nisur agresioni rus mbi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar, Kosova e ka dënuar agresionin rus dhe i ka dalë në mbështetje Ukrainës./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark