×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ulën çmimet e naftës, një fuçi nafte shitet për kaq dollarë

    Insajderi
    31 October 2022 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet e naftës kanë shënuar rënie dhe një fuçie nafte është tregtuar për 95 dollarë në tregjet ndërkombëtare.

    Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 69 centë më i ulët se sa në fund të javës së kaluar dhe arriti në 95,08 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi tregtohej me çmim më të ulët për 84 centë, duke u shitur për 87.06 dollarë.

    Kjo rënie ka ardhur, pasi importuesi më i madh i naftës në botë, Kina ka shtrënguar masat kundër Covid 19 dhe kjo ka shkaktuar edhe rënien e aktiviteteve në industrinë kineze gjatë muajit tetor.

    Importet kineze të naftës bruto ranë për 4.3 për qind në periudhën janar-shtator, rënie që u shënua për herë të parë që nga viti 2014.

    Të hënën, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ngriti parashikimet e saj për kërkesën afatmesme dhe afatgjatë për naftë dhe vlerësoi se përmbushja e kërkesës kërkon 12.1 miliardë dollarë investime, pavarësisht tranzicionit energjetik, shkruan Indexhr.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark