×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

    Insajderi
    09 December 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të ulë përsëri çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri.

    Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 196 lekë [1.66 euro] për litër, duke u ulur me 2 lekë.

    Ndërkohë çmimi i shitjes i benzinës është ulur me 5 lekë duke shkuar në 175 lekë [1.49 euro] për litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë [0.59për litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë për litër për automjetet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark