×
  • Sport
  • Sport

    Uli Hoeness lirohet nga burgu

    Insajderi
    29 February 2016 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Bayern Munchen Uli Hoeness, ka dalë nga burgu pasi më herët ishte akuzuar nga organet e drejtësisë Gjermane për evazion fiskal.

    Hoeness qëndroi në ambientet e izolimit për 3 vite e gjysmë dhe tani ai mund të shijojë lirinë. Lajmi u bë publik nga Ministri i Drejtësisë së Bavarisë, njofton The Guardian.

    Ish-lojtari i Bayern për 30 vite me radhë ka mbajtur postin e drejtorit sportiv tek skuadra gjermane, për të kaluar më pas në postin e presidentit në vitin 2009, periudhë në të cilën Bayerni u menaxhua në mënyre të mirë duke arritur të rikthejë lavdinë dhe fitojë trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

    Hoeness u akuzua në Mars të vitit 2014 nga drejtësia për evazion fiskal që kapte shumën e 28.5 milionë Eurove. Kampioni i Botës me Kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore në vitin 1974, u detyrua të largohej nga posti i presidentit të Bayern dhe të kryente dënimin e dhënë, raporton Insajderi.

    Në fillim të vitit 2015 Honessit iu dha mundësia që gjatë ditës të punonte me ekipet e moshave të Bayern-it dhe në darkë të rikthehej në ambientet e burgut.

    Ende nuk dihet nëse Honess do të rikthehet të bashkëpunojnë me ish-ekipin e tij, por drejtuesit aktual janë shprehur se Hoeness është gjithmonë i mirëpritur tek Bayerni.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark