×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ulje e pagave: Shefi i zyrës së BE-së befasohet me vendimin e Kurtit për gjyqtarët

    Insajderi
    24 November 2022 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Szunyog ka thënë se financimi dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore, janë gurët e themelit të sistemit të sundimit të ligjit.

    Përveç kësaj, ai ka thënë se kjo është edhe kërkesë themelore e procesit të integrimit në BE.

    “Jam i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e ndjeshme të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurët e themelit të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesat themelore të procesit të integrimit në BE”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark