×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme”

    Insajderi
    01 April 2023 - 18:07

    Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me rastin e festës së Komunës së Ulqinit, u ka dërguar mesazh urimi kryetarit të Komunës Omer Barjaktari, kryetarit të Kuvendit të Komunës Ardijan Mavriq, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit.

    “Ulqini, një thesar i pasurisë shekullore të diversitetit të kulturave dhe qytetërimeve, u ndërtua mbi themelet e vlerave të përjetshme të multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit. Sot, Ulqini me pasurinë e tij materiale dhe jo materiale përfaqëson një adresë të njohur dhe të rëndësishme kulturore dhe ku vlerësohet trashëgimia historike, një qytet me të cilin Mali i Zi modern mund të prezantohet me krenari”, tha Gjukanoviq, shkruan TvTeuta.

    Ai theksoi se Ulqini, unik në pamjet e tij, duke shfrytëzuar me mençuri resurset njerëzore dhe potencialet natyrore, si dhe komoditetet e periudhës së re të begatë, deri më tani e ka përcjellë zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark