×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ultranacionalisti Dodik kërkon “Asociacion me pushtet ekzekutiv” në Kosovë

    Insajderi
    28 February 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë një vizite në Beograd, Presidenti ultranacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë “është i kuptimtë vetëm me pushtete ekzekutive”, shkruan Insajderi.

    Përndryshe, tha ai, do të ishte thjesht “një blof dhe mashtrim” nga Perëndimi, tha Dodik, i cili mirëmban narrativë ruse të ngjarjeve. Dodik, fajëson Perëndimit se për çështjen e Asociacionin ndonëse deklarativisht bëjnë thirrje për jetësimin e saj, “ata nuk ia imponojnë” Kosovës.

    Nuk është hera e parë që Milorad Dodik kërkon që Asociacioni në fjalë t’i ngjasojë aranzhimit etno-territorial të “Republika Srpska”-s në Bosnje-Hercegovinë, mision ky i pamundshëm sipas të gjitha parametrave.

    Këtë të marte Dodik u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast në llogarinë e tij në Twitter shkroi se “Republika Srpska është gjithmonë me Serbinë sepse vetëm së bashku mund t’i përcaktojmë dhe mbrojmë interesat tona kombëtare”.

    “Kam biseduar me Vuçiqin për dialogun e Brukselit, por edhe për projektet në Srpska që duhet të zbatohen”, tha ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark