×
  • Sport
  • Sport

    United fiton Europa League, kjo është sfida e ardhshme

    Insajderi
    24 May 2017 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester Unitedi ka fituar në finale të Ligës së Evropës me rezultat 0-2 ndaj Ajaxit.

    Edhe pse holandezët mbajtën topin dhe gjuajtën më shumë drejtë portës kundërshtare, Djajtë e Kuq ishin konkret në ato shanse që kishin.

    Golin e epërsisë në takim e shënoi Paul Pogba në minutën e 18-të, e gjitha kjo pasi gjuajta e tij prej jashtë zone u devijua.

    Pas disa minutash rrezikoi edhe Antonio Valencia, por rrjeta e Andre Onanas nuk u tund dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

    Djajtë e Kuq e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të shënoi Henrikh Mkhitaryan pas një topi të kthyer nga Chris Smalling.

    Ajaxi provoi në vazhdim, por Man Utd u vendos mirë në mbrojte dhe nuk lejoi që epërsia e tyre të ngushtohet.

    Finalja e Stokholmit do të mbahet mend për shumë vite nga tifozët e Unitedit pasi fal saj ata në sezonin e ri do të jenë pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

    Manchester United fiton për herë të parë trofeun e Europa League dhe mund të krenohet me faktin se nuk humbet prej 11 ndeshjesh në këtë veprimtari. “Kupa e vogël” mori prioritet për “djajtë” në muajt e fundit të sezonit, si e vetmja mundësi për të shkuar në Champions, sepse në Premier League, United u rendit në vendin e gjashtë. Ky ishte trofeu numër tre i fituar nga Mourinho në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”, pas triumfeve në Superkupën e Anglisë dhe në Kupën e Ligës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark