×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Universiteti i Oksfordit mund ta vendosë Dua Lipën në vend të Mozartit për t’u studiuar

    Insajderi
    28 March 2021 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësohen ato klasike në mënyrë që të thellohen në studime të tyre, akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore.

    Një nga emrat e përmendur për t’u studiuar është edhe yllin e rrymës ‘pop’ nga Kosova, Dua Lipa, më saktësisht thyerja e rekordit të saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozarti e Bethoveni, raporton The Telegraph.

    Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllavërisë”.

    Dokumentet e siguruara nga mediumi britanik zbulojnë se anëtarët e fakultetit, të cilët vendosin për kurse që formojnë gradën e muzikës, kanë propozuar reforma për të adresuar këtë “hegjemoni të të bardhëve”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark