×
  • Showbiz
  • Show

    Unum rikthehet këtë verë me edicionin e dytë – fillon promovimin

    Insajderi
    20 January 2021 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Unum Festival do të rikthehet këtë verë me sezonin e dytë me datat 3 – 7 qershor.

    Pas edicionit të parë të suksesshëm dy vite më parë, e pas një pauze një vjeçar për shkak të pandemisë globale COVID 19, Unum do të rikthehet këtë vit.

    Unum ka publikuar LINE-UP-in e parë për këtë edicion dhe ka filluar promovimin e eventit në rrjetet sociale.

    Disa nga emrat e mëdhenj që janë promovuar si fillim janë: Ricardo Villalobos, Sonja Moonear, TraumeR e të tjerë.

    Po ashtu është njoftuar se do të bëhen teste të shpejta para hyrjes në festival, dhe një gjë e tillë është mbështetur edhe nga qeveria e Shqipërisë.

    Për të gjitha detajet rreth festivalit, mysafireve dhe çdo gjë tjetër do të mund të njoftoheni përmes Gazetes Insajderi në vazhdimësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark