×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Uragani në Florida/ Rritet numri i viktimave

    Insajderi
    30 September 2022 - 09:40

    Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian.

    Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani – që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”.

    Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

    Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.

    Vërshimet janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

    Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar.

    Guvernatori shtetëror, Ron DeSantis, ka thënë të enjten në mbrëmje se dëmet në disa rajone janë “gati të papërshkrueshme”.

    Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë shtetin pa rrymë ditën e martë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark