Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka premtuar se transporti publik do të jetë falas në qeverisjen e tij.
Ismaili ka thënë se trafiku në kryeqytet është ankth për gjdo ditë dhe ky problem kërkon zgjidhje të menduar mirë.
“Sepse trafiku në Prishtinë është ankthi ynë ditor i cili na përcjellë tash e disa vjet rresht. Ky problem kërkon adresim të menjëhershëm, dhe zgjidhje të menduar mirë.
Me mua si Kryetar të Komunës, Prishtina do të ketë transport publik falas”, ka shkruar Ismaili.