×
Show / Fashion

Ushqimet anti-alergjike

Insajderi
07 April 2019 - 23:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse jeni një person alergjik, atëherë duhet ta luftoni alergjinë tuaj me ushqime të shëndetshme.

Lehtësoni simptomat dhe pakësoni sulmet e alergjisë duke shtuar në dietën tuaj këto ushqime.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë njihet për përmbajtjen e lartë në antioksidues dhe anti-inflamatore. Shtimi i një lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë në çaj ose gatim mund t’ju ndihmojë ndaj reaksionit të alergjisë. Konsultohuni me një doktor për të marrë suplemente të shafranit të Indisë.

Molla

Forconi sistemin imunitar me konsumimin e një molle në ditë. Molla përmban flavonoide që mbrojnë trupin nga alergjenët dhe limitojnë prodhimin e histaminës. Shtoni në omëletën tuaj copëza molle ose merrni me vete një mollë për konsumim të shpejtë të saj.

Hudhra

Një tjetër ushqim i pasur me oksidantë, anti-inflamator dhe vetitë antibiotike. Hudhra mund të ndalojë reagimin alergjike dhe pezmatimin në trup. Konsumoni një thelb hudhër në mëngjes për të luftuar alergjitë dhe për të shtuar energjitë.

Limoni

Limoni është i pasur me vitaminën C, e cila ndihmon në sistemin imunitar. Limoni është ideal për luftimin e alergjisë për shkak të përmbajtjes në vitaminë C dhe antioksidues. Shtoni në gotën me ujë pak limon për detoksifikimin e trupit dhe për përmirësimin e sistemit tretës.

Çaji i gjelbër

Kur flasim për çajin e gjelbër, ka një listë të madhe me përfitime për shëndetin. Përmirëson sistemin imunitar, ndihmon me metabolizmin, detoksifikon trupin dhe parandalon reaksionet alergjike. Konsumimi i çajit të gjelbër çdo ditë ndihmon në parandalimin e reaksionit alergjik, për ta forcuar efektin e saj shtoni limon ose mjaltë në çaj.

Salmoni

Salmoni është një nga ushqimet me burimin më të lartë të acideve yndyrore omega 3. Omega 3 lufton inflamacionin dhe lehtëson simptomat e alergjisë. Salmoni përmirëson funksionin e mushkërive. Kjo është shumë e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga astma ose i ftohti. Konsumoni të paktën 2 racione salmon ose çdo produkt të peshkut të pasur me omega 3 për një javë.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban kalium, vitaminë B6, magnez dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese ulin inflamacionin dhe lehtësojnë simptomat e alergjisë. Konsumimi i gjysmës së patates së ëmbël rregullisht ndikon në përmirësimin e sistemin e imunitetit dhe ndalon krizat e alergjisë.

Xhenxhefil

Xhenxhefili përmban shumë vlera për shëndetin, ai përmirëson sistemin tretës dhe balancon nivelin e pehashit. Ai mund të veprojë dhe si një anti-alergjik. Ndalon formimin e mukozës dhe parandalon bllokimin e hundëve. Pini çaj xhenxhefili për të parandaluar alergjitë.

Farat e lirit

Farat e lirit janë të pasura me omega 3 dhe selen, të cilat janë të njohura për parandalimin e reaksioneve alergjike. Shtoni sallatës ose kosit një lugë gjelle fara liri.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark