×
Green

Ushqimet anti-inflamatore që duhet t’i hani për të forcuar imunitetin

Insajderi
14 October 2020 - 13:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Inflamacioni mund të jetë i mirë dhe i keq. Nga njëra anë, ndihmon trupin tuaj të mbrohet nga infeksioni dhe dëmtimi. Nga ana tjetër, inflamacioni kronik mund të çojë në shtim në peshë dhe sëmundje

Stresi, ushqimet inflamatore dhe nivelet e ulëta të aktivitetit mund ta bëjnë këtë rrezik edhe më të madh. Sidoqoftë, studimet tregojnë se disa ushqime mund të luftojnë inflamacionin.

1. Peshk i yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3. Jo të gjithë peshqit përmbajnë acide yndyrore, ndaj më së shumti këshillohet salmon, sardele, harengë dhe skrumbi. Trupi metabolizon këto acide yndyrore në përbërje të quajtura rezolina dhe protektin, të cilat kanë efekte anti-inflamatore.

2. Brokoli

Brokoli është jashtëzakonisht ushqyes. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e shumë perimeve (lulelakër, brokoli, kale) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kjo mund të ketë lidhje me efektet anti-inflamatore të antioksidantëve që ato përmbajnë. Brokoli është i pasur me sulforafan, një antioksidant që lufton inflamacionin.

3. Avokadot

Avokadot janë të mbushura me kalium, magnez, fibra dhe yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën. Ato gjithashtu përmbajnë karotenoide dhe tokoferolë, të cilat janë të lidhura me rrezikun e zvogëluar të kancerit. Përveç kësaj, një përbërje në avokado mund të zvogëlojë inflamacionin në qelizat e reja të lëkurës.

4. Çaji jeshil

Ju ndoshta keni dëgjuar që çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të pini. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, kancerit, sëmundjes Alzheimer, mbipeshës dhe sëmundje të tjera.

5. Specat

Specat janë të ngarkuar me vitaminë C dhe antioksidantë që kanë efekte të fuqishme anti-inflamatore. Specat djegës përmbajnë acid sinapik dhe acid ferulik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të çojnë në plakje më të shëndetshme.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark