×
Show / Fashion

Ushqimet që qetësojnë barkun

Insajderi
13 April 2019 - 13:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Problemet e barkut mund të jenë të  shpeshta dhe kjo për arsye të ndyshme.

Problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e barkut madje gjashtë herë më shumë ndikojnë tek femrat se tek meshkuj.

Përpiquni t’i zgjidhni problemet e stomakut duke e përjashtuar ushqimin që i shkakton ato dhe duke e zëvendësuar atë me ushqim të mirë për të gjithë organizmin tuaj.

Avokado – përveç se është shumë e pasur me kalium, fibra dhe vajra të cilat janë të mira për shëndetin e stomakut dhe zemrës, ndihmon që zorrët tona të funksionojnë më mirë dhe prandaj gjithmonë duhet ta përfshini në ushqimet me të cilat keni vështirësi gjatë tretjes.

Mollët – Përveç se përmbajnë fibra të shëndetshme, ato kanë sasi të konsiderueshme të pektinës dhe enzimave të tjera të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve të caktuara. Nëse keni stomak shumë të ndjeshëm, përpara se t’i hani, mollët piqni dhe shmangni në formë të papërpunuar.

Kanella – është e njohur si një nga ilaçet më të mira natyrore për diarre dhe nauze të mëngjesit. Ajo është gjithashtu shumë efektive për të thyer flluskat e gazrave. Mos e kufizoni përdorimin e kanellës vetëm në ushqimet e njelmëta, lirisht shtoni edhe mishit të pulës pak kanellë.

Kopra – është ilaç natyral për gazra, gjë që është një nga arsyet kryesore se pse shërbehet në restorante indiane. Vetëm gjysmë luge e vogël me fara kopre është e mjaftueshme që ta shmangni këtë fenomen të pakëndshëm.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark