×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtarët e dehur rusë vranë njëri-tjetrin në një lokal në Kherson

    Insajderi
    01 September 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të “verbuar” nga pija, ushtarët rusë u konfliktuan me disa zyrtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në një lokal në Kherson në qershor, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, sipas mediave të huaja.

    Sipas dokumenteve të brendshme të qeverisë, përleshja ndodhi natën e 19 qershorit në një bar në portin jugor të Ukrainës, qyteti i parë i madh që u pushtua nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

    Sipas raportit, tre oficerë të FSB – Igor Yakubinsky, Sergei Privalov dhe DA Borodin vizituan lokalin dhe takuan dy ushtarë rusë që po konsumonin alkool: rreshterin Sergei Obukhov dhe nëntetarin Igor Sudin.

    Oficerët e FSB-së dyshohet se i qortuan ushtarët se kishin pirë ndërsa ishin në detyrë, duke bërë që rreshteri Sergei të nxirrte armën dhe të qëllonte. Oficeri i FSB-së Privalov u përpoq t’i rrëmbejë armën, por përplasja përfundoi në viktima.

    Oficerët e FSB-së iu përgjigjën zjarrit që rezultoi në vdekjen e tre rusëve : rreshter Obukhov dhe oficerët e FSB-së Privalov dhe Yakubinsky.

    Forcat ukrainase nisën një kundërofensivë këtë javë, duke u përpjekur për të rimarrë Kherson. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur besimin se forcat e vendit mund të largojnë pushtuesit rusë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark