×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtarët rusë nuk dëshirojnë të luftojnë, dyfishojnë kërkimet në internet si të braktisin konfliktin

    Insajderi
    15 December 2022 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i ushtarëve rusë që kërkojnë ‘si të dorëzohemi’ në internet është dyfishuar brenda një muaji, teksa media e pavarur ruse Vertska ka bërë me dije se të afërmit e tyre të shqetësuar po përmbytin motorin kryesor të kërkimit të Rusisë për të kuptuar se si të ngrenë në mënyrë të sigurt flamurin e bardhë dhe të bëhen robër lufte.

    Kulmi i ri i mbi 70,000 kërkimeve në muaj përkon me ardhjen e mijëra trupave të mobilizuara të keqtrajnuara në frontin e luftës, pasi u rekrutuan nga Vladimir Putin.

    Gjithashtu ka pasur një rritje të postimeve në internet që ankohen për kushtet në front dhe frikën midis trupave se Putini po i përdor ato si “ushqim për top”, ndërsa një raport i veçantë thotë se më shumë se 4,000 ushtarë rusë kanë aplikuar tashmë për dorëzim në Ukrainë , sipas një zëdhënësi të projektit “Dua të jetoj”, Vitaly Matvienko.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark