×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët turq përplasen me militantët kurd në kufi me Sirinë

    Insajderi
    10 February 2016 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ushtarë turk është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar pas përplasjes së forcave të sigurisë të Turqisë me militantët kurdë që vinin nga Siria, ka njoftuar ushtria turke.

    Këto zhvillime mund të sjellin pakënaqësi dhe frustrime të Turqisë ndaj NATO-s e cila mbështet grupin e kurdëve sirian PYD në luftën kundër ISIS-it në Siri, raporton Reuters

    Ankaraja i sheh ata si terroristë, duke cituar lidhjet me Partinë Punëtore të Kurdëve (PKK), e cila ka realizuar kryengritje të dhunshme për tre dekada në juglindje të Turqisë.

    Turqia përveç luftës me ISIS-in dhe me rebelët kurd, është ngarkuar edhe me mbi 2 milion e gjysmë refugjatë sirian, të cilët po qëndrojnë në Turqi, raporton Insajderi

    Të gjitha këto kanë ndodhur vetëm disa orë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve, i cili nëpërmjet Uashingtonit ka deklaruar se e mbështesin grupin e kurdëve sirian PYD në luftën kundër ISIS-it./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark