×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ushtari i thjeshtë i Kurtit: Escobari është më pak amerikan se sa unë

    Insajderi
    31 January 2023 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori Sadri Ramabaja ka thënë se është më shumë amerikan se sa i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se insistimi për krijimin e një shteti të dytë në Kosovë e dobëson pozicionin e Kosovës si mike e Amerikës.

    Sipas tij, në këtë kuptim, Escobari është më pak amerikan se ai.

    “S’do të thotë që nëse je kundër Escobarit, je kundër SHBA-ve. Unë jam më amerikan se Escobari, sepse unë dua që miqtë e mijë mos t’i dobësoj. Ne jemi pozicioni më strategjik i Amerikës, populli më proamerikan në Evropë. Normal që insistimi për krijimin e një shteti të dytë këtu, paralel, e dobëson edhe pozicionin tonë si mik i Amerikës. Në këtë sens, Escobari është më pak amerikan se unë“, tha ai.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark