×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtari indian që mbijetoi 6 ditë nën oretekun e Himalajeve

    Insajderi
    08 February 2016 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ushtar indian i ka shpëtuar mrekullisht një orteku pas 6 ditësh mungesë, në Siachen Glacier që vrau nëntë të tjerë.

    Lance Naik Nanumanthappa ishte një prej dhjetë ushtarëve indianë që mendoheshin të vdekur në fatkeqësinë e Siachen Glacier ne Himalajet e largëta, në afërsi të linjës së kufirit të kontrollit në mes të Indisë dhe Pakistanit.

    “Në operacionin e shpëtimit në Siachen, prej 9 të vdekurve është gjetur një i gjallë”, tha gjenerali D.S Hooda nga komanda e ushtrisë, në një deklaratë të hënën, njofton AFP, raporton Insajderi.

    “Të gjithë ushtarët e tjerë për fatin e keq nuk janë më me ne”, shtoi ai.

    Ai tha se ushtari ishte në gjendje kritike dhe ekipet e shpëtimit do të përpiqen që ta largojnë atë nga mali të martën në mëngjes. Një zëdhënës i ushtrisë i tha agjencisë së lajmeve AFP, se Hanumanthappa do të zhvendoset në spitalin qendror, në New Delhi.

    oretkubrenda

    Ushtarët kanë qenë me detyrë në një bllok të ushtrisë, në një akullnajë me një lartësi prej 5,900 metra kur ajo u godit nga një ortek masiv të mërkurën e kaluar.

    Trupat indiane e patrullojnë zonën e Sianchen Glacier, e quajtur ndryshe si fushëbeteja më e lartë në botë, në rajonin e Kashmirit, e cila është tokë e kontestuar në mes të Indisë dhe Pakistanit.

    India dhe Pakistani kanë luftuar mbi Siachen në vitin 1987. Por, armët mbi Himalaje tashmë kanë pushuar pasi të dyja vendet kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në vitin 2004.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark