×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria serbe trajnon pjestarët e saj në afërsi të kufirit me Kosovën

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mbrojtejes së Serbisë është duke zhvilluar trajnim të ushtrisë në afërsi të kufirit me Kosovën.

    “Në bazën “Jug”, siç njihet ajo afër Bujanocit është duke u zhvilluar trajnimi intensiv i pjesëtarëve të ushtrisë serbe.

    Siç njofton ministria ky trajnim ka të bëjë me përgatitjen e ushtarëve për realizimin e detyrave për sigurimin e “vijës administrative” me Kosovën si dhe kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore”.

    “Me trajnim të vazhdueshëm të pjesëtarëve të ushtrisë serbe ruhet dhe përmirësohet gatishmëria luftarake për zbatimin efikas të detyrave përgjatë vijës administrative me Kosovën, në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, me qëllim të sigurimit të një paqeje në mënyrë që të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë qytetarët në “këtë pjesë të Serbisë”, njofton Ministria serbe të Mbrojtjes.

    Stërvitja realizohet në simulator të fushëbetejës, simulator mjekësor dhe me simulatorë modernë për qitje nga armët e këmbësorisë, me të cilët është pajisur Qendra e Stërvitjes për njësitë për operacione shumëkombëshe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark