Nëse jeni të vendosur për të ndryshuar trupin tuaj, saktësisht zonën rreth belit, në këtë artikull do të gjeni pesë ushtrime që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj
Biçikleta
Ngrijini shpatullat nga dyshemeja dhe imitoni lëvizjet e biçikletës. Realizoni vetëm një set, ku ushtrimi duhet përsëritur 30 herë.
Kujdes: Nëse keni dhimbje shpine këshillohuni më parë me një specialist.
Përthyerje anësore
Kini parasysh se ky ushtrim duhet bërë nga 15 herë për secilën anë.
Ngritje- ulje këmbësh
Ushtrimi në fjalë aktivizon veçanërisht muskujt e sipërm të barkut. Një set me 15 herë është mëse i mjaftueshëm.
Zgjatje krahësh
Mbajini këmbët të përthyera njësoj si në foto dhe uluni- ngrihuni, si një mënyrë kjo për të forcuar fundin e barkut. Realizojeni 30 herë.
Pozicioni zog- qen
Ushtrimi në fjalë konsiston në tendosjen e trupit si në foto dhe më pas në ngritjen e njërës këmbë kombinuar me krahun tjetër. Pozicioni kërkon ekuilibër, shumë mund dhe sigurisht siguron rezultat të padikutueshëm.
Qëndroni “në ajër” për 2 sekonda e më pas ndërroni këmbën dhe krahun. Mjafton 15 herë për secilën anë.
Në fund mos harroni shtriqjen muskulore për 15- 30 sekonda.