Granada ka mposhtur mbrëmjen e djeshme Atletikon e Bilbaos me rezultatin 1-0.
Ndeshja u vendos nga një gol në minutën e 35, kur Myrto Uzuni tregohet altruist dhe vendos të shërbejë për autorin e golit, Kojadon, pavarësisht se gjendej vetëm për vetëm me portierin.
Por altruizmi i tij vij edhe pas ndeshjes.
Në momentin që lojtarët e Granadës ishin duke bërë xhiron e zakonshme rreth fushës për të falenderuar tifozët e tyre, sulmuesi shqiptar shkon ti japë fanellën një prej fëmijëve që gjendej në tribunë.
Një gjest i tillë është pritur me ovacione nga personat që gjendeshin në stadium, të cilët nisën të duartrokisnin Myrto Uzunin, që me gjestin e tij i zbukuroi mbrëmjen tifozit të vogël.