Pas suksesit të “BonBon”, edhe kënga e fundit e këngëtares Era Istrefi, “Redrum”, po kthehet në një sukses të padiskutueshëm.
Revista prestigjioze amerikane “V Magazine” i ka dedikuar një artikull të veçantë këngëtares shqiptare. “Kujdes, Era Istrefi ‘mund t’ju përtypë si një kanibal’ nëse ngatërroheni me të”, nis shkrimi i “V Magazine”, duke vlerësuar më tej talentin e këngëtares shqiptare, e cila siç shkruan edhe revista i detyroi të këndonin në shqip me “BonBon”.
Videoja fillon me një “femër fatale”, e cila është vetë Era e veshur e gjitha me të kuqe, madje edhe grimin, bizhuteritë e thonjtë i ka të kuqe.
Çdo gjë në të kuqen e gjakut. Era kontrollon në mënyrë perfekte vokalin e saj, si dhe shprehjet e lëvizjeve të saj, shkruan “V Magazine”.
Më tej, artikulli vijon me disa vargje nga teksti i këngës “Redrum”, “murder” (vrasje) nëse e lexon mbrapsht.