×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”

    Insajderi
    27 November 2022 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi është fejuar. Ajo ka vendosur që ceremoninë e fejesës ta kremtojë në qytetin e Hagës, atje ku prej dy vitesh po mbahet i arrestuar babai i saj.

    Fejesën e bëri publike vet Gresa Krasniqi përmes një postimi emocionues në rrjetin social, Instagram. Ajo shkroi se kishin bërë një premtim me babain e saj që të jenë bashkë në të mirë e në të keq.

    “E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë” – ka shkruar ndër tjera Gresa Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!

    “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas.

    Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!

    E jotja,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark